• недела, 23 февруари 2025

Dy të vrarë, pesë të lënduar nga të shtënat në një spital në Pensilvani

Dy të vrarë, pesë të lënduar nga të shtënat në një spital në Pensilvani

Jork, 23 shkurt 2025 (MIA) - Një polic e humbi jetën, ndërsa pesë persona janë lënduar kur një burrë hyri në spitalin e qytetit Jork, në shtetin federal amerikan Pensilvani, hapi zjarr dhe mori punonjës mjekësor si pengje, kumtuan autoritetet lokale.

Në kumtesën e policisë ceket se sulmuesi është identifikuar si Diogen Arhangel Ortiz (49) i cili u vra gjatë intervenimit të forcave të sigurisë, ttransmeton Si-En-En.

"Dy policët, të cilët u plagosën gjatë intervenimit, për momentin janë në gjendje stabile. Mjeku nga kujdesi intensiv, infermierja dhe pastruesi morën plagë nga armë zjarri, ndërsa i punësuari i aktërt është lënduar gjatë rrëzimit", deklaroi prokurori i qarkut Jork, Tim Barker në konferencën për shtyp. ab/

Foto: Ueb-faqja e spitalit UPMC Memorial

Остани поврзан