• сабота, 10 јануари 2026

Dy persona janë plagosur nga një pjesëtar i Shërbimit amerikan për migrim ICE në Portland

Dy persona janë plagosur nga një pjesëtar i Shërbimit amerikan për migrim ICE në Portland

Portland, 9 janar 2026 (MIA) - Dy persona janë qëlluar dhe plagosur nga një pjesëtar i Shërbimit amerikan për migrim dhe dogana (ICE) gjatë operacionit në qytetin amerikan Portland, kumtuan mbrëmë autoritetet lokale.

Siç njofton DPA, incidenti ka ndodhur një ditë pasi amerikanja Rene Gud (37) u qëllua në automobilin e saj gjatë operacionit të ICE-s në Mineapolis. Vrasja, e cila u incizua në video, shkaktoi protesta masive kombëtare.

Në Portland, sipas Ministrisë së Sigurisë së Brendshme të SHBA-së, agjentët e patrullës kufitare e kanë ndalur automjetin për kontroll.

"Pasi agjentët u prezantuan para udhëtarëve në automjet, shoferi e nisi automjetin e tij dhe tentoi t'i shkel agjentët për zbatimin e ligjit", kumtoi reparti në "X".

"Duke druar për jetën e tij dhe sigurinë, agjenti në mbrojtje ka shtënë me armë zjarri. Shoferi, së bashku me udhëtarin kanë ikur nga vendi i ngjarjes, Dy personat në automobil janë të lidhur me organizatën kriminele venezuelase 'Tren de Aragva'", kumtoi ICE.

Policia në Portland, e cila kumtoi se nuk është përfshirë në incidentin, njoftoi se një burrë dhe një grua janë dërguar në spital me plagë nga armë zjarri.

Guvernatori i Portlandit, Kit Uilson i ka bërë thirrje ICE-s që t'i ndërpres të gjitha operacionet në qytet derisa nuk përfundon hetimi i plotë, njofton DPA.

Presidenti amerikan Donald Tramp e ka ashpërsuar politikën për deportim gjatë mandatit të tij të dytë, ndërsa operacionet e ICE-s paraqesin element kyç të nxitjes së re. Bastisjet e agjencisë, ku marrin pjesë policë të maskuar, rregullisht shkaktojnë protesta në qytetet e udhëhequr nga demokratët, përkujton DPA. bsh/

Foto: MIA arkiv

Остани поврзан