• четврток, 17 април 2025
Македонски
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Durmishi: Jetojmë në demokraci dhe çdokush ka të drejtë të dalë në rrugë dhe të protestojë

Durmishi: Jetojmë në demokraci dhe çdokush ka të drejtë të dalë në rrugë dhe të protestojë

Shkup, 2 prill 2025 (MIA) - Jetojmë në demokraci dhe çdokush ka të drejtë të dalë në rrugë dhe të protestojë për të treguar revoltën e tij, por sindikatave tanimë u ka skaduar mandati dhe më nuk janë përfaqësues, theksoi sot ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi.  

"Si Qeveri e kemi formuar komisionion, i cili duhet të përcaktojë përfaqësimin e sindikatave dhe ky komision tashmë është duke punuar. Sapo të përcaktohet se cila sindikatë është përfaqësuese, do të konvokoj seancën e Këshillit Ekonomik Social (KES). Pikërisht aty sindikatat duhet t'i shprehin kërkesat e tyre, e jo në rrugë", deklaroi Durmishi në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve para fillimit të konferencës "Reforma e Ligjit për Marrëdhënet e Punës - sfidat dhe drejtimet" dhe shtoi se pret "sa më shpejtë komisioni ta kryejë punën". 

Si Qeveri, theksoi, që nga fillimi treguam se i respektojmë dhe se jemi për dialog social. 

"Nëse sindikatat dhe punëdhënësit dakordohen për çdo bazë tjetër dhe çdo metodologji dhe zgjidhje tjetër ligjore për përcaktimin e pagës minimale, si Qeveri jemi këtu për t'i ndihmuar dhe plotësuar nevojat e tyre", theksoi Durmishi. 

Duke u përgjigjur në pyetje, ai tha se si Qeveri kanë vepruar sipas ligjit dhe metodologjisë për pagën minimale, me të cilën janë respektuar të gjitha palët e interesuara, gjegjësisht sindikatat dhe punëdhënësit dhe e kanë shpallur shumën e pagës minimale në fund të marsit.

"Sipas kësaj rregullore, paga minimale është 400 euro dhe është rritur neto paga për 1.800 denarë. Si ministër kompetent të Ekonomisë dhe Punës, unë e shpalla pagën minimale pas vendimit të Qeverisë", tha Durmishi. 

Ai vlerësoi se nuk ka pasur pajtueshmëri me KES-në për vlerën e pagës minimale për shkak të mungesës së përfaqësimit nga sindikatat.

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) për sot në mesditë ka caktuar seancë publike para ndërtesës së Kuvendit, në të cilën do të shprehin qëndrimet e tyre për pagën minimale. qa/bsh/

Foto: MIA

Остани поврзан