• петок, 20 февруари 2026

Drejtoria për polici financiare: Paraqitje penale për kryetarin e KRRE-së

Drejtoria për polici financiare: Paraqitje penale për kryetarin e KRRE-së

Shkup, 29 janar 2026 (MIA) - Drejtoria për polici financiare në Prokurorinë themelore publike parashtroi padi penale kundër M.B., kryetar i Komisionit rregullator për energjetikë, shërbime të ujit dhe shërbime për menaxhim me mbeturinat komunale (KRRE) për shkak të ekzistimit të dyshimit për vepër të kryer penale "keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit" nga neni 353 paragrafi 4 alinea 1 nga Kodi penal.

Siç informojnë nga Drejtoria, i denoncuari M.B. në cilësinë e Kryetarit të KRRE-së, e keqpërdori pozitën e vet zyrtare dhe autorizimin, në mënyrën që, në kundërshtim me Ligjin për energjetikë dhe Rregulloren për licenca, edhe pse ka qenë i detyruar të fillojë procedurë për marrje tëlicencës për kryerje të veprimtarisë energjetike, tregti me naftë të papërpunuar, derivate të naftës, bioderivate dhe derivate për transport-tregti me shumicë me eurodizel BS (D-E V), biodizel, eurosuper BS 95, vajin ekstra të lehtë 1 (EL-1) dhe gaz të lëngshëm naftë (TNG) subjektit juridik TRITEROL PETROL SHPNJP Shkup, për shkak të mosplotësimsittë kushteve të caktuara ligjore, ka sjellë Vendim të paligjshëm ligjor për ndërprerje të procedurës dhe në vend se lincenca të merret më 15.01.2024, e njejta është marrë madje më 14.04.2025. Me këtë, siç theksojnë, i ka mundësuar kompanisë në mënyrë të paligjshme të vazhdojë ushtrimin e veprimtarisë energjetike 15 muaj pas skadimit të lushteve ligjore dhe të marrë pjesë dhe të realizojë marrëveshje lidhur me furnizimet publike.

"Me veprimet e lartëpërmendura, i denonsuari i ka shkelur rregullat të cilat ka qenë i obliguar t'i zbatojë dhe i ka mundësuar subjektit juridik TRITEROL PETROL SHPKNJP Shkup të realizojë qarkullim tëpërgjithshëm në vlerë prej 194.520.962,00 denarëve dhe të përfitojë 14.093.576 denarë", saktësojnë nga Drejtoria për polici financiare. ab/

Foto: МIА arkivi

 

 

Остани поврзан