Drejtoria Doganore parandaloi tentimin për nxjerrjen e paligjshme të shumës së madhe të devizave
- Inspektorët doganorë nga ekipet mobile të Sektorit për Kontroll dhe Hetime në vendkalimin kufitar Tabanovc dje kanë konfiskuar devize të cilat shtetasi serb ka tentuar t’i nxjerrë në mënyrë të paligjshme nga shteti, njoftuan sot nga Drejtoria Doganore.
Kumanovë, 19 nëntor 2025 (MIA) - Inspektorët doganorë nga ekipet mobile të Sektorit për Kontroll dhe Hetime në vendkalimin kufitar Tabanovc dje kanë konfiskuar devize të cilat shtetasi serb ka tentuar t’i nxjerrë në mënyrë të paligjshme nga shteti, njoftuan sot nga Drejtoria Doganore.
"Për shkak të dyshimit në deklaratën e udhëtarit se nuk ka asgjë për të deklaruar dhe se me vete mban më pak se 1.000 euro, inspektorët doganorë kryen kontroll të detajuar të automjetit dhe në sediljen e pasagjerit, nën një xhaketë burrash, në një çantë të zezë dore janë gjetur 44.000 euro, ndërsa në bagazhin e automjetit, në një çantë lëkure të zezë, janë gjetur edhe 50.000 euro – gjithsej 94.000 euro – për të cilat personi nuk posedonte dokument për prejardhjen e parave dhe nuk i kishte deklaruar", kumtoi Dogana.
Personit i janë kthyer 10.000 euro, shumë që sipas Ligjit për Punë devizore shtetasit jorezidentë mund t’i nxjerrin nga shteti pa deklarim, ndërsa 84.000 euro të tjera janë konfiskuar përkohësisht. sa/
Foto: Drejtoria Doganore