Drejtori i ANEB-it, Rafael Grosi në bisedime në Iran
- Drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB), Rafael Grosi ka mbërritur sot në Iran për bisedime, një ditë pas thirrjes së tij drejtuar autoriteteve iraniane për të ndërmarrë hapa konkretë për zgjidhjen e problemeve afatgjata lidhur me programin bërthamor të Iranit.
Teheran, 13 nëntor 2024 (MIA) - Drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB), Rafael Grosi ka mbërritur sot në Iran për bisedime, një ditë pas thirrjes së tij drejtuar autoriteteve iraniane për të ndërmarrë hapa konkretë për zgjidhjen e problemeve afatgjata lidhur me programin bërthamor të Iranit.
Agjencia shtetërore e lajmeve iraniane IRNA raportoi se Grosi është takuar me zëdhënësin e Agjencisë Shtetërore për Energji Bërthamore të Iranit, Behruz Kamalvandi, menjëherë pas mbërritjes në Teheran.
Grosi është përpjekur për muaj të tërë të arrijë përparim me Iranin në çështje kontestuese, si rritja e bashkëpunimit në monitorimin e objekteve bërthamore të Iranit dhe një shpjegim për gjurmët e uraniumit të gjetura në vendet e padeklaruara. mb/
Foto: MIA