• сабота, 22 февруари 2025

Donald dhe Melania Trampi mbërrijnë në Shtëpinë e Bardhë

Donald dhe Melania Trampi mbërrijnë në Shtëpinë e Bardhë

 Uashington, 20 janar 2025 (MIA) - Presidenti i ri amerikan, Donald Trampi dhe bashkëshortjen Melania, sapo kanë mbërritur në Shtëpinë e Bardhë, ku janë pritur nga nikoqiri i deritanishëm, presidenti Xho Bajdeni dhe Zonja e Parë Xhil Bajdeni.

Të katër do të marrin pjesë në pirjen tradicionale të një filxhani çaj në Shtëpinë e Bardhë, i cili organizohet në çdo transferim pushteti dhe si një mirëseardhje për banuesin e ri. 

 

Paraprakisht, në hyrje të Shtëpisë së Bardhë nënpresidentja Kamala Harris dhe bashkëshorti Dak Enhof, i pritën nënpresidentin e sapozgjedhur Xhej Di Vens me bashkëshorten, Usha Vens.

 Pas këtij eventi ceremonial, të gjithë pritet të drejtohen në Kapitol Hill ku pasdite Donald Tramp pritet të japë betim si Presidenti i 47-të i SHBA-së.

 

Остани поврзан