• среда, 29 јануари 2025

Donacion nga BE-ja dhe UNDP për policinë kufitare dhe kriminalistike

Donacion nga BE-ja dhe UNDP për policinë kufitare dhe kriminalistike

Shkup, 27 janar 2025 (MIA) - Në Ministrinë e Punëve të Brendshme sot është kryer pranim-dorëzimi i pajisjeve për luftimin e posedimit të paligjshëm, keqpërdorimit dhe tregtisë së paligjshme me armë të vogla dhe të lehta. Pajisja, siç kumtoi MPB-ja, do të përdoret në departamenet për polici kufitare dhe kriminalistike.

Pajisja është dhuruar në kuadër të projektit "Mbështetje për përforcimin e luftës kundër posedimit të paligjshëm, keqpërdorimit dhe tregtisë me armë të vogla dhe të lehta në Ballkanin Perëndimor" nga UNDP-ja dhe Bashkimi Evropian, ndërsa e realizuar përmes Agjencisë për kontrollin e armëve të vogla dhe të lehta në Evropën juglindore dhe lindore (SEESAK). Vlera e përgjithshme e pajisjes është 662.532,10 dollarë amerikanë. 

„Donacioni në fjalë që mbështetet nga BE dhe UNDP, ndërsa realizohet përmes SEESAK do të rrisë në mënyrë të konsiderueshme efikasitetin tonë në përballjen me kërcënimet e armëve të vogla dhe të lehta, para së gjithash të njësiteve organizative për të cilat kjo pajisje dedikohet, gjegjësisht Departamentit për polici kriminalistike dhe Departamentit për Çështje Kufitare dhe Migracion, por edhe ministrisë në tërësi. Pajisja që pranuam sot nuk përbën vetëm sende, kompjuterë, dronë dhe pajisje tjera ndihmëse teknologjike, por e njëjta paraqet nxitje për ne si institucion që vazhdimisht dhe përditë të zhvillojmë strategji dhe të bëjmë përpjekje në parndalimin e shpërdorimit të armëve të vogla dhe të lehta. Ky projekt paraqet edhe një mirënjohje për bashkëpunimin e suksesshëm që kemi me partnerët tanë ndërkombëtarë të SEESAK-ut, UNDP-së dhe Delegacionit të Bashkimit Evropian. “, theksoi ministri Toshkovski në ngjarjen e sotme.

Sipas ministrit Toshkovski, ky donacion është një më tej në partneritetin dhe bashkëpunimin afatgjatë ndërmjet BE-së dhe MPB-së. Pajisjet e duhura teknologjike janë shumë të rëndësishme për efikasitetin e policisë, si dhe për harmonizimin e legjislacionit kombëtar me standardet ndërkombëtare. 

“Jemi të kënaqur me angazhimin politik të treguar nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut me miratimin e Udhërrëfyesit të dytë për një zgjidhje të qëndrueshme për të luftuar tregtinë me armë në Ballkanin Perëndimor. BE-ja do të vazhdojë të sigurojë mbështetje në të gjitha aspektet e nevojshme!, theksoi ambasadori i Delegacionit të BE-së, Mihalis Rokas.

Përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së Armen Grigorjan theksoi qëllimet më të gjera të nismës: „Ky donacion është pjesë e nismës sonë më të gjerë për mbështetjen e Maqedonisë së Veriut në arritjen e zgjidhjeve të qëndrueshme për paqe dhe siguri. UNDP-ja qëndron e përkushtuar në mbështetjen e zbatimit të aktiviteteve që synojnë forcimin e kapaciteteve të autoriteteve të Maqedonisë së Veriut për të kryer veprime parandaluese dhe represive të nevojshme për të identifikuar dhe parandaluar me sukses keqpërdorimin dhe trafikimin me armë të zjarrit, municione dhe eksplozivë nga dhe përmes Maqedonisë së Veriut", tha Grigorjan. ls/

Foto: MPB

 

Остани поврзан