Dogana u bë me sistem për analizë të rrezikut dhe depo të të dhënave nga Shërbimi doganor korean
- Drejtoria e doganave u bë me sistem për analizë të rrezikut dhe depo të të dhënave me të cilin pritet të përmirësohet kontrolli i tërë vëllimit të këmbimit tregtar dhe asgjësimit të tentimeve për krim dhe ekonomi gri.
Shkup, 16 dhjetor 2025 (MIA) - Drejtoria e doganave u bë me sistem për analizë të rrezikut dhe depo të të dhënave me të cilin pritet të përmirësohet kontrolli i tërë vëllimit të këmbimit tregtar dhe asgjësimit të tentimeve për krim dhe ekonomi gri.
Sistemi për analizë të rrezikut dhe depo të të dhënave implementuar me grant nga Republika e Koresë në vlerë prej 4,75 milionë dollarëve, ndërsa sot në promovimin zyrtar, Doagana e vendit mori edhe dy qen nga Koreja të cilët do të jenë pjesë e ekipit K9 të Drejtorisë së Doganave.
"Të gjitha të dhënat për tërë importin, eksportin, të dhënat për mallrat akcizë, tërë evidencën e konfiskimeve, paraqitjet kundërvajtëse dhe penale janë integruar në Sistem ku të njejtat analizohen me mbështetje të inteligjencës së përparuar artificiale. Njëherit i njejti siguron të dhëna për dërgesa, vlera e të cilave ndryshon nga çmimet e bursave, por edhe vlerat e të cilave janë nën mesataret në pajtim me analizën e vlerës së tërë importit, me çka i alarmon nëpunësit doganorë për kontroll të kontejnerëve me dërgesa të këtilla, e tëra me qëllim që të parandalohen tentimet për mashtrim doganor. Në pjesën e parandalimit të tentimeve për krim, me rëndësi thelbësore është edhe analiza e të dhënave për udhëtarë në komunikacionin ajror që na mundëson targetim më efikas të profileve me rrezik të lartë të udhëtarëve", theksoi drejtori i Drejtorisë së doganave, Boban Nikollovski në konferencën e përbashkët për shtyp me komisarin e Shërbimit doganor korean, Limjon Ku.
Me sistemin e ri, siç theksoi Nikollovski, do të munësohet edhe lehtësim i tregtisë legale që për ndërmarrjet do të thotë kohë më e shkurtë për doganim dhe më pak shpenzome. Kjo është mundësuar përmes koncentrimit të shtuar të kontrolleve të dërgesave ku paraprakisht sistemi ka konstatuar se ekziston nivel i lartë i rrezikut nga mashtrimet potenciale, si dhe analizë të të dhënave nga post kontrolle të kryera, që kontribuon drejt përshçejtimit të tregtisë legale.

Projekti filloi në vitin 2021 me studim për zbatim dhe përfundimi i sotëm, sipas komisarit të Shërbimit doganor korean, është rezultat i përkushtimit dhe partneritetit të afërt mes dy qeverive.
Sipas Ku, i cili për herë të parë vjen në vendin tonë, sistemi i ri jo vetëm që do të kontribuojë që Maqedonia e Veriut të pozicionohet si lider ballkanik me sistem të avancuar doganor, por do të paraqesë edhe shembull inspirues për bashkëpunimin e fuqishëm doganor dhe miqësinë. ab/
Foto: Drejtoria e doganave