Do të rregullohet lagjja përgjatë lumit Shkumbin në Tetovë, paralajmëroi Kasami
- Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, e ka vizituar lagjen që ndodhet përgjatë lumit Shkumbin pas urës në bulevardin "Vidoe Smilevski-Bato", me qëllim për t'u njohur me problemet me të cilat ballafaqohen qindra banorë. Kasami tha se shtrati i lumit Shkumbin tashmë është duke u rregulluar dhe do të punohet për përmirësimin e kushteve në këtë lagje.

Tetovë, 22 shkurt 2025 (MIA) - Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, e ka vizituar lagjen që ndodhet përgjatë lumit Shkumbin pas urës në bulevardin "Vidoe Smilevski-Bato", me qëllim për t'u njohur me problemet me të cilat ballafaqohen qindra banorë. Kasami tha se shtrati i lumit Shkumbin tashmë është duke u rregulluar dhe do të punohet për përmirësimin e kushteve në këtë lagje.
Gjithashtu janë vendosur kontejnerë që banorët të mos hedhin mbeturina në lum. Ai u premtoi banorëve se së shpejti do të nisin asfaltimin e rrugës dhe vendosjen e ndriçimit publik. Probleme të tilla, thekson ai, kërkojnë zgjidhje urgjente dhe ne jemi këtu me aftësitë tona si pushtet vendor për të dhënë zgjidhje.
"Ndërmarrja komunale, përkatësisht operatori privat Saubermaher, tashmë ka pastruar një pjesë të mbeturinave dhe me banorët vendas është marrë vesh që të vijnë rregullisht dhe të mbledhin mbeturinat në këtë pjesë të qytetit. Dua të theksoj gjithashtu se Komuna e Tetovës ka pasur një projekt për urbanizimin e kësaj pjese të qytetit së bashku me shoqatat për mbrojtjen e romëve, të financuar nga USAID, por për shkak të politikës së jashtme të SHBA-së, do të duhet ta përballojmë vetë këtë problem, gjegjësisht të kërkojmë fonde të tjera kombëtare apo ndërkombëtare, por ka disa gjëra të nevojshme që duhet të ndërmerren me kërkesën e banorëve", tha Kasami.
Banorët i janë ankuar se lagjja e tyre është një vend ku ende nuk ka kanalizim.
"Ne kemi nevojë për kanalizim, të shtrohen rrugët dhe të vendoset ndriçimi. Tani kemi kontejnerë, i kemi sjellë dhe do të pastrojmë deponinë. Kemi dokumente për privatizimin e 33 shtëpive", tha Daim Krasniqi.
I pyetur nga një gazetar nëse ka mundësi për të ndihmuar disa nga banorët që jetojnë në kushte nën standarde dhe banesa të improvizuara, Kasami tha se procedurat e urbanizimit janë shumë të komplikuara. mb/
Foto: MIA