• петок, 20 февруари 2026

Dmitriev pas takimit me Uitkofin: Gjithnjë e më shumë njerëz e kuptojnë korrektësinë e qëndrimit rus

Dmitriev pas takimit me Uitkofin: Gjithnjë e më shumë njerëz e kuptojnë korrektësinë e qëndrimit rus

Davos, 21 janar 2026 (MIA) - Gjithnjë e më shumë njerëz po e kuptojnë korrektësinë e qëndrimit rus, deklaroi mbrëmë i dërguari special i presidentit rus, Kirill Dmitriev, pas takimit në Davos me të dërguarin special të presidentit amerikan, Stiv Uitkof dhe Xhared Kushner, dhëndrin e Donald Trampit. 

Ata u takuan në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror në Davos për të diskutuar për zgjidhjen e krizës ukrainase, transmetoi Sputnik. 

"Takimet janë konstruktive dhe gjithnjë e më shumë njerëz po e kuptojnë korrektësinë e qëndrimit rus, deklaroi Dmitriev për gazetarët pas bisedës, e cila zgjati më shumë se dy orë. 

Uitkof deklaroi se bisedimet e tij të sotme me Dmitriev shkuan mirë.

"Ishin shumë pozitive", deklaroi Uitkof për RIA Novosti. 

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov, dje tha se temë kryesore e takimit do të jenë zhvillimi tregtar, ekonomik dhe i investimeve, sepse, siç theksoi, Rusia mbështet rivendosjen e këtyre marrëdhënieve. Përveç kësaj, Dmitriev planifikon të përcjellë informacione për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë", theksoi zëdhënësi i presidentit rus. ls/

Foto: EPA

 

Остани поврзан