Ditët e hapura në Institutin e Gjuhës maqedonase
- Instituti i gjuhës maqedonase "Krste Misirkov"- Shkup do të organizojë Ditët e 10-ta të hapura prej sot deri më 14 nëntor. Hapja solemne e manifestimit do të mbahet sot pas çka njëkohësisht do të shënohet edhe Dita Botërore e Shkencës - 10 Nëntori.
Shkup, 10 nëntor 2025 (MIA) - Instituti i gjuhës maqedonase "Krste Misirkov"- Shkup do të organizojë Ditët e 10-ta të hapura prej sot deri më 14 nëntor. Hapja solemne e manifestimit do të mbahet sot pas çka njëkohësisht do të shënohet edhe Dita Botërore e Shkencës - 10 Nëntori.
Sip kumton Instituti, Ditët e hapura të këtij vitit do të shënojnë jubileun e 80-të të alfabetit maqedonas si dhe disa përvjetorë të lindjeve të gjuhëtarëve maqedonas - 100 vjet nga lindja e Trajko Stamatoskit, 105 - Bozhidar Vidoeski, 80 - Zdenka Ribarova dhe 60 vjet nga lindja e Ubavka Gajdovas.
Fjalime përshëndetëse në hapjen solemne do të kenë: Elena Jovanova-Grujovska, drejtoreshë e Institutit të Gjuhës maqedonase "Krste Misirkov", Svetllana Pineva, këshilltare shtetërore në Ministrinë e arsimit dhe shkencës, Mençe Andreeva, drejtoreshë e Inspektoratit për përdorimin e Gjuhës maqedonase dhe Simona Gruevska-Maxhoska, kryetare e Këshillit të Gjuhës maqdonase.
Do të promovohen botimet më të reja të Institutit dhe do të vendoset ekspozita "Lulet e Paqes" nga Zhivko Popovski-Cvetin.
Në kuadër të Ditëve të hapura, më 12 dhe 13 nëntor do të mbahet Konferenca e 10-të shkencore ndërkombëtare, këtë vit me temën: "Gjuha maqedonase - burim i hulumtimit shkencor".
Ditët e hapura do të përfundojnë të premten, më 14 nëntor, me një tryezë të rrumbullakët me mësimdhënës të Gjuha maqedonase nga shkollat në Kavadar. Në tryezën e rrumbullakët do të diskutohet për drejtëshkrimin e Gjuhës maqedonase. rq/
Foto: arkivi i MIA-s