Dita e fundit e Konferencës së Sigurisë në Mynih
- Konferenca e Sigurisë në Mynih (MSC) sot hyn në ditën e saj të tretë dhe të fundit.

Mynih, 16 shkurt 2025 (MIA) - Konferenca e Sigurisë në Mynih (MSC) sot hyn në ditën e saj të tretë dhe të fundit.
Arkitektura evropiane e sigurisë, anëtarësimi më i shpejtë në BE për vendet e Ballkanit dhe konkurrueshmëria e Evropës janë në agjendën e ditës së fundit të takimit ndërkombëtar në kryeqytetin e Bavarisë.
Që nga e premtja, në debat dominon kursi i administratës së re amerikane në luftën në Ukrainë dhe mosmarrëveshjet rreth pjesëmarrjes evropiane në negociatat e paqes.
Në ditën e parë të konferencës, nënpresidenti amerikan Xhej Di Vens kritikoi ashpër aleatët evropianë, duke i akuzuar ata për kufizim të lirisë së shprehjes dhe rrezikim të demokracisë.
Ndër të tjera, ai kritikoi përjashtimin e Aleancës së ekstremit të djathtë për Gjermaninë (AfD) dhe Aleancës populiste Sahra Vagenkneht (BSW) nga konferenca e sigurisë dhe në përgjithësi kundërshtoi përjashtimin e partive. Përfaqësuesit e qeverisë gjermane e refuzuan këtë, njoftoi DPA. ls/