• сабота, 22 февруари 2025

Disa persona e humbën jetën në incidentin e armatosur në një qendër edukative për të rritur në Suedi

Disa persona e humbën jetën në incidentin e armatosur në një qendër edukative për të rritur në Suedi

Stokholm, 4 shkurt 2025 (MIA) - Disa njerëz janë vrarë, ndërsa 15 janë lënduar gjatë të shtënave në një shkollë në qytetin suedez Erebro, lajmëroi Televizioni suedez (SVT).

Paraprakisht, mediumet suedeze kumtuan se sulmuesi është vetëvrarë, por policia ende po kontrollon nëse sulmuesi është mes viktimave.

Qendra për arsim për të rritur ku ndodhi sulmi ndodhet në perfierinë e qytetit Erebro, rreth 200 kilometra në perëndim të Stokholmit.

Një mësimdhënësja në qendrën arsimore deklaroi se për shkak të festës shtetërore sot ka pasur jashtëzakonisht pak njerëz dhe konfirmoi se ka dëgjuar rreth 10 të shtëna. Në qendrën për arsim të të rriturve në Orebro, të rriturit mund të vizitojnë arsim fillor dhe të mesëm, ndërkaq të huajt mund të vizitojnë kurse për gjuhën suedeze dhe trajnim profesional. ab/

foto: МIА arkivi

Остани поврзан