• петок, 21 февруари 2025

Digjen dy kontejnerë në Seravë

Digjen dy kontejnerë në Seravë

Shkup, 10 shkurt 2025 (MIA) - Gjatë javës së kaluar, autorë të panjohur kanë djegur dy enë të destinuara për hedhjen e mbetjes komunale në vendbanimin Serovë të
Shkupit, në komunën Çair. Kontejnerët ishin vendosur në rrugën Serovë, ndërsa të njëjtit janë me vëllim prej 1.1 metër kub, informon NP Higjiena Komunale - Shkup.

Mikrolokacioni menjëherë është pastruar plotësisht nga ekipet e NP Higjiena Komunale - Shkup, pas së cilës u vendosën edhe enë të reja për hedhjen e mbetjes.

"U bëjmë thirrje qytetarëve që të mbarështrojnë me kujdes me kontejnerët e vendosur në sipërfaqet publike, sepse çdo dëmtim i tyre dukshëm e prish dinamikën e hedhjes, mbledhjes dhe transportimit të mbetjes komunale dhe pamundëson realizimin me kohë të aktiviteteve aktuale të parapara në përputhje me Programin operativ për fuksionimin e Ndërmarrjes - deklaroi u.d. Drejtori i NP Higjiena Komunale - Shkup, Sabahadin Rustemi.

Gjatë vitit 2024, në territorin e qytetit të Shkupit janë djegur 24 enë të destinuara për hedhjen e mbetjes komunale. Të gjitha rastet e djegies së kontejnerëve janë raportuar në organet kompetente. mb/

Foto: NP Higjiena Komunale - Shkup

Остани поврзан