• сабота, 13 декември 2025

Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA-së miratoi një ligj të madh për shpenzimet për mbrojtje

Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA-së miratoi një ligj të madh për shpenzimet për mbrojtje

Uashington, 11 dhjetor 2025 (MIA) - Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA-së miratoi një ligj të madh për shpenzimet për mbrojtje. 

Ligji autorizon administratën e presidentit Donald Tramp të shpenzojë një rekord prej 901 miliardë dollarë për nevojat ushtarake vitin e ardhshëm. Kjo është tetë miliardë dollarë më shumë se sa kërkoi Trampi. 

Dhoma e Përfaqësuesve dje miratoi ligjin me 312 vota "pro" dhe 112 "kundër". Masa tani shkon në Senat, i cili gjithashtu pritet ta miratojë atë javën e ardhshme. 

Ligji masiv prej 3.086 faqesh u prezantua të dielën. Ai përfshin masa për të mbështetur personelin ushtarak, duke përfshirë rritjen e pagave për katër për qind dhe përmirësime në strehim. 

Ligji, gjithashtu, siguron 400 milionë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën për dy vitet e ardhshme dhe rrit përkushtimin e SHBA-së për të mbrojtur Evropën, me çka duke reflektuar mbështetjen e vazhdueshme të fuqishme të shumicës së deputetëve amerikanë për Kievin në luftën e tij kundër sulmuesve rus. 

Në maj, presidenti amerikan kërkoi nga Kongresi një buxhet kombëtar për mbrojtjen prej 892,6 miliardë dollarë për vitin e ardhshëm fiskal, i pandryshuar nga ky vit. rq/

Остани поврзан