Dermer do t'i udhëheqë bisedimet për armëpushim në Rripin e Gazës
- – Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu e emëroi ministrin për Çështje Strategjike, Ron Dermer që t’i udhëheqë bisedimet nga faza e dytë e armëpushimit në Rripin e Gazës.

Tel Aviv, 19 shkurt 2025 (MIA) – Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu e emëroi ministrin për Çështje Strategjike, Ron Dermer që t’i udhëheqë bisedimet nga faza e dytë e armëpushimit në Rripin e Gazës.
Dermer, i cili është bashkëpunëtor i afërt i Netanjahut, para se të jetë ministër ishte ambasador i Izraelit në Uashington. Ai është lindur në SHBA dhe është aktivist i mëparshëm i Partisë republikane amerikane.
Faza e parë e bisedimeve për armëpushim në Rripin e Gazës përfundon në fillim të marsit.
Bisedimet e mëparshme ndërmjet Izraelit dhe Hamasit i udhëhoqën drejtorët e agjencive izraelite të sigurisë Mosad dhe Shin Bet. Faza e dytë e armëpushimit në Rripin e Gazës duhet të përfshijë fund të luftës, kthimin e të gjitha pengjeve dhe tërheqje të Izraelit nga enklava. fc/
Fotografia: Uikipedia