• петок, 20 февруари 2026

Deri të shtunën mot i ndryshueshëm me vranësira me rritje të temperaturave, për fundjavë shi dhe borë

Deri të shtunën mot i ndryshueshëm me vranësira me rritje të temperaturave, për fundjavë shi dhe borë

Shkup, 21 janar 2026 (MIA) – Prej nesër e deri të shtunën moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me rritje graduale të temperaturës ditore. Në disa lugina pritet paraqitje e mjegullës, veçanërisht në orët e mëngjesit, njoftojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. 

Nga e shtuna në fund të ditës, ndërsa veçanërisht të dielën, paralajmërohen reshje lokale të shiut, të cilat në disa vende do të jenë më të dendura. Në male dhe në zona më të larta reshjet do të jenë të borës. 

Temperaturat minimale të mëngjesit do të lëvizin në interval prej -5 deri 0 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të lëvizin prej 1 deri 7 gradë. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан