• петок, 05 декември 2025

Deri ora 11 kanë votuar 10,1 për qind të votuesve në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale

Deri ora 11 kanë votuar 10,1 për qind të votuesve në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale

Shkup, 2 nëntor 2025 (MIA) - Dalja e votuesve deri ora 11 në rrethin e dytë të votimit për kryetarë komunash, siç kumtoi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, është 10,1 për qind në pajtim me të dhënat e marra nga 1.276 vendvotime ose 92,94 për qind. Dalja e votuesve në Qytetin e Shkupit deri ora 11 është 8,30 për qind, ndërsa të dhënat janë marrë nga 611 vendvotime ose 89,20 për qind.

Zëdhënësja e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), Radica Todorovska tha se votimi po zhvillohet pa pengesa dhe pa probleme të mëdha, përveç atij probemi më të vogël teknik në Dojran me aparatin UBIK, por problemi është tejkaluar dhe votimi është vazhduar në mënyrën e vjetër të votimit me lambë UV dhe sprej.

Deri në ora 11 dalja më e madhe është në Probishtip, ku kanë votuar 22 për qind të votuesve dhe në Krushevë - 19,2 për qind, ndërsa dalja më e vogël është në komunat Bogovinjë me 6,67 dhe në Shuto Orizarë me 5,93 për qind. bsh/

Foot: Printskrin

Остани поврзан