Deri ora 11 kanë votuar 9,21 për qind nga votuesit në rretin e dytë të zgjedhjeve lokale (PLT)
- Dalja e votuesve deri ora 11 në rrethin e dytë të votimit për kryetarë komunash, siç kumtoi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, është 9,21 për qind në pajtim me të dhënat e marra nga 1.276 vendvotime ose 92,94 për qind. Dalja e votuesve në Qytetin e Shkupit deri ora 11 është 8,30 për qind, ndërsa të dhënat janë marrë nga 611 vendvotime ose 89,20 për qind.
Shkup, 2 nëntor 2025 (MIA) - Dalja e votuesve deri ora 11 në rrethin e dytë të votimit për kryetarë komunash, siç kumtoi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, është 9,21 për qind në pajtim me të dhënat e marra nga 1.276 vendvotime ose 92,94 për qind. Dalja e votuesve në Qytetin e Shkupit deri ora 11 është 8,30 për qind, ndërsa të dhënat janë marrë nga 611 vendvotime ose 89,20 për qind.
Zëdhënësja e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), Radica Todorovska tha se votimi po zhvillohet pa pengesa dhe pa probleme të mëdha, përveç atij më të vogël teknik në Dojran me aparatin UBIK, por problemi është tejkaluar dhe votimi u vazhdua në mënyrën e vjetër të votimit me lambë UV dhe sprej.
Deri në ora 11 dalja më e madhe është në Probishtip, ku kanë votuar 22 për qind të votuesve dhe në Krushevë - 19,2 për qind, ndërsa dalja më e vogël është në Saraj me 1,86.
Në Qytetin e Shkupit dalja e votuesve është 8,3 për qind, kanë votuar 35.097 votues sipas të dhënave të marra nga 611 vendvotime, respektivisht 89,2 për qind.
Në komunat tjera deri ora 11 dalja është kjo: Bogovinjë - 6,67 për qind, Bërvenicë - 11 për qind, Butel - 7,34 për qind, Vallandovë - 13,3 për qind, Vinicë - 13,07, Gazi Babë - 7,62, Dibër - 6,69, Debarcë - 13,99, Demir Kapi - 19,92, Dojran - 17,43, Dollnen - 9,37, Gjorçe Petrov - 8,72, Zërnovc - 15,89, Karposh - 10,83, Kisella Vodë - 10,25, Këçovë - 15,32, Koçan - 9,99, Krushevë - 19,92, Kumanovë - 6,42, Lozovë - 20,87, Makedonska Kamenicë - 15,05 për qind, Makedonski Brod - 13,5, Mogilë - 10,61, Negotinë - 12,86, Probishtip - 22, Rankovc - 18,29, Rosoman - 14,26, Saraj - 1,86, Strugë - 8.88, Studeniçan - 7,73, Tetovë - 8,21, Qendër - 10,24, Çeshinovë-Obleshevë - 15,46, Çair - 2,34, Çuçer Sandevë - 15,85, Shuto Orizari - 5,9 për qind. bsh/
ФОТО: Принтискрин