Deri në orën 9 në Strugë, jehona 2,96 për qind
- Në Strugë dhe rajonin e Strugës kanë votuar 2,96 për qind nga gjithsej 62.711 votues të regjistruar në listën e votuesve, informoi për MIA-n zëvendëskryetarja e Komisionit Komunal Zgjedhor Despina Vlaqeska.
Strugë, 2 nëntor 2025 (MIA) - Në Strugë dhe rajonin e Strugës kanë votuar 2,96 për qind nga gjithsej 62.711 votues të regjistruar në listën e votuesve, informoi për MIA-n zëvendëskryetarja e Komisionit Komunal Zgjedhor Despina Vlaqeska.
Procesi zgjedhor në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, theksoi, po zhvillohet pa probleme në të gjitha 101 vendvotimet.
Vendvotimet u hapën në kohë, saktësisht në orën 7 të mëngjesit.
Në raundin e parë të zgjedhjeve për kryetar komune deri në orën 9 jehona ka qenë 2,2 për qind.
Foto: MIA