• четврток, 19 декември 2024

Deri në fillim të verës Kalaja e Shkupit do të duhej të hapet për vizitorë, paralajmëroi Lutkov

Deri në fillim të verës Kalaja e Shkupit do të duhej të hapet për vizitorë, paralajmëroi Lutkov

Shkup, 19 dhjetor 2024 (MIA) - Kalaja e Shkupit deri në fillim të verës do të duhej zyrtarisht të hapet për vizitorë, paralajmëroi ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov.

"Dje e realizova takimin e parë me Këshillin për trashëgimi kulturore, me të cilin e pamë edhe raportin, i cili është bërë nga grupi punues i formuar nga Drejtoria për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe në periudhën e ardhshme do të ndërmarrim hapa konkretë pasi kemi buxhet në vitin 2025 për këtë dedikim. Shpresojmë se deri në fillim të verës tashmë do të mund ta hapim Kalanë zyrtarisht për vizitorë. Përveç Kalasë, edhe përmbajtjet që i kemi brenda, e ato janë muzeumet", tha ministri Lutkov në pyetjen e gazetarëve pas promovimit të softuerit për udhëheqjen e evidencave mbrojtëse dhe Regjistrit kombëtar të trashëgimisë kulturore.

Lidhur me hulumtimin në lokalitetin arkeologjik në rrethinën e Strugës, ai tha se gërmimi ka përfunduar dhe mbyllur. Konservimin e sendeve të gjetura e bën Enti dhe Muzeumi i Ohrit dhe ato sende do të eksponohen aty. bsh/

Foto: MIA

Остани поврзан