• петок, 20 февруари 2026

Deri më 30 qershor vazhdohet gjendja e krizës në një pjesë të territorit të shtetit

Deri më 30 qershor vazhdohet gjendja e krizës në një pjesë të territorit të shtetit

Shkup, 21 janar 2026 (MIA) - Komisioni kuvendor për Mbrojtje dhe Siguri e ka dërguar për procedurë të mëtejshme në Kuvend Propozim vendimin për ndryshimin e Vendimit për miratimin e zgjatjes së periudhës për ekzistencën e gjendjes së krizës në një pjesë të territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Siç thuhet në shpjegimin, gjendja e krizës në një pjesë të territorit të vendit zgjatet deri më 30 qershor 2026.

Qeveria në vitin 2024 mori vendim për shpallje të gjendjes së krizës në një pjesë të territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut edhe atë në zonën e Komunës Gazi Babë në të cilën gjendet Institucioni Ndëshkues – Përmirësues Idrizovë, për shkak të parandalimit të kërcënimeve të sigurisë dhe fuqizimin e sigurisë së institucionit (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 203/24).

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, siç bëhet e ditur në shpjegimin e Propozim-vendimit, në mbledhjen e mbajtur më 13 janar të vitit 2026 e shqyrtoi Procesverbalin nga Mbledhja e dhjetë e Komitetit Drejtues për Koordinim dhe Menaxhim me Sistemin për Menaxhim me Kriza të mbajtur më 29 dhjetor të vitit 2025, e pranoi propozimin e Komitetit Drejtues dhe e konfirmoi nevojën që të vazhdohet gjendja e krizës deri më 30 qershor të vitit 2026. 

“Me qëllim sigurimin e vazhdimësisë në kryerjen e aktiviteteve nga forcat e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe forcat e sigurisë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në funksion të sigurimit, mbrojtjes dhe ruajtjes së kufirit shtetëror, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut arriti në përfundimin t'i kërkojë Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut të miratojë Vendimin për ndryshimin e Vendimit për miratimin e zgjatjes së periudhës për ekzistencën e gjendjes së krizës në një pjesë të territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me qëllim parandalimin e kërcënimeve të sigurisë dhe forcimin e sigurisë së institucionit, përkatësisht për një periudhë deri më 30 qershor 2026”, thuhet në Propozimvendim.

Gjatë gjithë kësaj periudhe, Komiteti Drejtues për Koordinim dhe Menaxhim në Sistemin për Menaxhim me Kriza, në komunikim dhe bashkëpunim me të gjitha institucionet kompetente shtetërore në vazhdimësi dhe rregullisht e ndjek gjendjen në zonat e një pjese të territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut ku është shpallur gjendja e krizës. fc/

Foto: Printskrin nga video 

 

Остани поврзан