• петок, 05 декември 2025

Deklaratë e ministrit të Punëve të Brendshme Toshkovski (EMBARGO për publikim deri ora 19)

Deklaratë e ministrit të Punëve të Brendshme Toshkovski (EMBARGO për publikim deri ora 19)

Shkup, 2 nëntor 2025 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, i cili sot votoi në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale, deklaroi se fuqimisht beson se stabiliteti dhe siguria e shtetit fillojnë me respektimin e proceseve demokratike dhe institucioneve.

"Sot e realizova të drejtën time të votës në kuadër të rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale në Qendër dhe Shkup. Si ministër i Punëve të Brendshme, fuqimisht besoj se stabiliteti dhe siguria e shtetit fillojnë me respektimin e proceseve demokratike dhe institucioneve", publikoi Toshkovski në Fejsbuk.

Ai theksoi se obligimi i tyre është të sigurojnë atmosferë të qetë, të sigurt dhe korrekte, ku çdo qytetar lirisht e shpreh mendimin e tij.

"Obligimi i ynë për të siguruar zgjedhje në atmosferë të qetë, të sigurt dhe korrekte, ku çdo qytetar lirisht e shpreh mendimin e tij. Ky është thelbi i demokracisë dhe rrugës për shtet më të fuqishëm", tha Toshkovski. bsh/

Foto: Fejsbuk profili i Pançe Toshkovskit

Остани поврзан