• петок, 05 декември 2025

Deklaratë e kandidatit për kryetar të komunës Qendër Goran Gerasimovski (EMBARGO për publikim deri në ora 19)

Deklaratë e kandidatit për kryetar të komunës Qendër Goran Gerasimovski (EMBARGO për publikim deri në ora 19)

Shkup, 2 nëntor (MIA) - Kandidati për kryetar të Komunës Qendër, Goran Gerasimovski pret një ditë të qetë zgjedhore në të cilën çdo qytetar në mënyrë demokratike do ta japë votën e tij në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

"Besoj se do të kemi një proces zgjedhor të qetë. Pres një pjesëmarrje të lartë dhe që qytetarët do të më mbështesin përsëri mua, ekipin tim dhe programin tonë. Gjithashtu pres që së bashku ta udhëheqim mandatin e ardhshëm dhe që nga nesër të fillojmë me zbatimin e të gjitha atyre projekteve që i kemi promovuar së bashku me qytetarët në muajt e kaluar", tha Gerasimovski pasi ushtroi të drejtën e tij të votës në shkollën fillore "Kole Nedelkovski".

Në garën për kryetar të Komunës Qendër janë kandidati i LSDM-së, Goran Gerasimovski dhe kandidati i ZNAM-it, Mirosllav Labudoviq. sa/

Foto: MIA

Остани поврзан