Deklaratë e Bajram Rexhepit, kandidat për kryetar të Tetovës (EMBARGO për publikim deri në orën 19)
- Bajram Rexhepi, kandidat për kryetar të Tetovës nga Aleanca Kombëtare për Integrim, e ushtroi të drejtën e tij të votës në vendvotimin në fshatin Sellcë, Komuna e Tetovës.
Tetovë, 2 nëntor 2025 (MIA) - Bajram Rexhepi, kandidat për kryetar të Tetovës nga Aleanca Kombëtare për Integrim, e ushtroi të drejtën e tij të votës në vendvotimin në fshatin Sellcë, Komuna e Tetovës.
"Sot e ushtrova të drejtën time të votës, së bashku me familjen time këtu në vendvotimin në fshatin Sellcë. Uroj një proces të suksesshëm, të qetë dhe demokratik. Dua t'u bëj thirrje të gjithë qytetarëve të dalin dhe të votojnë në sa më shumë numër sepse çdo votë është shumë e rëndësishme për të ardhmen e qytetit tonë", theksoi Rexhepi.
Foto: Pres Qendra e Bajram Rexhepit