Deklarata e samitit për inteligjencën artificiale në Paris pa nënshkrime të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe
- SHBA-ja dhe Britania e Madhe refuzuan ta nënshkruajnë dekalratën për "inteligjencë artificiale inkluzive dhe të qëndrueshme" në Samitin global për inteligjencë artificiale (GPAI) në Paris, kumtuan mediumet britanike.

Paris, 12 shkurt 2025 (MIA) - SHBA-ja dhe Britania e Madhe refuzuan ta nënshkruajnë dekalratën për "inteligjencë artificiale inkluzive dhe të qëndrueshme" në Samitin global për inteligjencë artificiale (GPAI) në Paris, kumtuan mediumet britanike.
Në Deklaratën e samitit në Paris, të mbështetur nga 60 vende nënshkruese, përfshirë edhe Francën, Kinën, Indinë, Japoninë, Australinë dhe Kanadanë, është cekur se priorotetet e prëfshijnë "nevojën që inteligjenca artificiale të jetë e hapur, inkluzive, transparente, etike, e sigurt dhe e besueshme në nivel ndërkombëtar, për të gjithë njerëzit dhe për planetin", shkruan Gardian.
Nënpresidenti amerikan, Xhej Di Vens e kritikoi rregullimin tej mase të inteligjencës artificiale dhe teknologjisë së BE-së në samitin në Paris.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nën administratën e re të presidentit Donald Tramp, mbështesin qasje më liberale për nxitje të inovacioneve, prëderisa Evropa plotësisht i ashpërson rregulalt e veta për të siguruar përgjegjësi dhe siguri.
Ndërkohë, Kina po e zgjeron shpejtë sektorin e vet për inteligjencë artificiale përmes kompanbive gjigante të mbështetura nga shteti dhe ka për qëllim të dominojë me konkurrencën globale. ab/
Foto: ЕPА