• петок, 05 декември 2025

Deklaratë e kryeministrit Hristian Mickoski (EMBARGO për publikim deri në ora 19)

Deklaratë e kryeministrit Hristian Mickoski (EMBARGO për publikim deri në ora 19)

Mickoski: Ndjejmë se këto zgjedhje lokale janë vazhdim i procesit të reformave, proces i zhvillimit 

Shkup, 2 nëntor 2025 (MIA) - Ndjejmë se këto zgjedhje janë vazhdim i procesit tëreformave, proces i zhvillimit, deklaroi sot kryeministri Hristian Mickoski, pasi që së bashku me bashkëshorten Rozi votoi në kuadër të rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale, në shkollën fillore komunale "Dimo Haxhi Dimov" në Komunën e Karposhit.

Ai dëshiroi ditë zgjedhore të lumtur dhe të qetë, njejtë sikru edhe në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale.

"Për të cilat mendoj se janë bindshëm më demokratiket dhe më korrektet, të organizuara ndonjëherë në Maqedoninë demokratike. Dëshiroj që edhe kjo ditë të jetë e këtillë. I falënderoj qytetarët që dolën dhe votuan në rrethin e parë zgjedhor. Gjithashtu i falënderoj qytetarët, të ciltë edhe gjatë rrethit të dytë zgjedhor do të dalin të votojnë", theksoi Mickoski.

Me këtë rast ai shtoi se në këto zgjedhje, ka pasur dallim të qartë mes koncepteve që partitë politike i kanë ofruar.

Ai nënvizoi se pret  që të jetë e qartë diferenca dhe fitorja e madhe edhe pas këtij rrethi të dytë.

Me këtë rast shtoi se ndryshimet kanë filluar, procesi i reformave tashmë ka filluar dhe ky është procesi që do të vijonte në vitet që janë para nesh. mb/

Foto: MIA

Остани поврзан