• петок, 05 декември 2025

Deklaratë e kandidatit për kryetar të komunës së Tetovës, Bilall Kasami (EMBARGO për publikim deri ora 19)

Deklaratë e kandidatit për kryetar të komunës së Tetovës, Bilall Kasami (EMBARGO për publikim deri ora 19)

Tetovë, 2 nëntor 2025 (MIA) - Kandidati për kryetar të komunës së Komunës së Tetovës, Bilall Kasami nga koalicioni VLEN sot votoi në Gjimnazin "Kirill Pejçinoviq" në vendvotimin 1947.

"Sot në këtë ditë të bukur të nëntorit e shfrytëzova të drejtën time qytetare që të votoj në zgjedhjet lokale këtu në komunën e Tetovës, e po ashtu u bëj thirrje të gjithë bashkëqytetarëve të mi që të dalin dhe të votojnë për kryetarin e ardhshëm të komunës së Tetovës, pasi ky është pushteti që është më afër nevojave të tyre për t'u realizuar projektet të cilat do t'i përmieësojnë kushtet për jetë për të gjithë neve", tha Kasami.

Ai u bëri thirrje edhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku do të votohet për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale, të dalin të votojnë.

"Le ta përdorin të drejtën e tyre demokratike për të votuar për kryetarët e komunave të tyre, për ata që do t'i udhëheqin në nivel lokal, sepse pushteti lokal është më afër nevojave të tyre dhe me zbatimin e projekteve të pushtetit lokal. Le të punojmë për të përmirësuar jetën tonë dhe të kërkojmë që deri në fund të kësaj dite zgjedhore gjithçka të përfundojë siç duhet. Në fund, le të festojmë së bashku, pavarësisht se kush fiton", theksoi Kasami. bsh/

Foto: Fejsbuk profili i Bilall Kasamit

Остани поврзан