Debati për Propozim- buxhetin vazhdon të hënën
- Propozim- buxheti është i balancuar, i qëndrueshëm dhe i planifikuar me kujdes, pa populizëm dhe me përgjegjësi jo vetëm ndaj brezave të tanishëm, por edhe ndaj brezave të ardhshëm. Ai siguron mbështetje konkrete për qytetarët dhe ekonominë bazuar në kritere të qarta dhe i përshtatur ndaj nevojave të shoqërisë. Kështu pasditen e sotme në seancën e Komisionit parlamentar për financa dhe buxhet, deputetët e VMRO-DPMNE-së që morën fjalë e vlerësuan projeksionin e buxhetit për vitin 2026.
Shkup, 15 nëntor 2025 (MIA) - Propozim- buxheti është i balancuar, i qëndrueshëm dhe i planifikuar me kujdes, pa populizëm dhe me përgjegjësi jo vetëm ndaj brezave të tanishëm, por edhe ndaj brezave të ardhshëm. Ai siguron mbështetje konkrete për qytetarët dhe ekonominë bazuar në kritere të qarta dhe i përshtatur ndaj nevojave të shoqërisë. Kështu pasditen e sotme në seancën e Komisionit parlamentar për financa dhe buxhet, deputetët e VMRO-DPMNE-së që morën fjalë e vlerësuan projeksionin e buxhetit për vitin 2026.
Siç theksoi Vesna Gjorgieva, Propozim- buxheti tregon se Qeveria po ndjek një politikë ekonomike të kujdesshme, të përgjegjshme dhe të matur. Zllatko Penkov tha se parashikimet e rritjes bazohen në vlerësime realiste dhe rekomandoi politika edhe më intensive për të tërhequr investime të huaja, por edhe vendore. Sipas Emil Spasovskit bëhet fjalë, madje për buxhet jashtëzakonisht zhvillimor me një komponent sociale.
Në seancë mori pjesë edhe zëvendësministri i Financave, Nikollçe Jankullovski.
"Për vitin 2026, parashihet rritje e BPV-së prej 3.8 për qind, e cila nuk është rastësi, por pason pas tre tremujorëve të rritjes së qëndrueshme. Shkalla e inflacionit përcaktohet në 2.5 për qind si rezultat i ekuilibrit në çmimet e ushqimeve, nga njëra anë, dhe çmimeve të energjisë, nga ana tjetër. Kjo do të thotë që kemi rritje të vazhdueshme ekonomike, stabilizim të inflacionit, menaxhim të mirë të parave publike dhe krijimin e një buxheti me qëllim zgjidhjen e problemeve të qytetarëve. Faktorët kryesorë do të jenë rritja e aktivitetit në ndërtim dhe konsumi i brendshëm. Shkalla e papunësisë parashihet të jetë 10.1 për qind, ndërsa pagat dhe pensionet do të rriten. Vlerësoj se duhet të zbatohen politika edhe më intensive për të tërhequr investime të huaja, por edhe vendase për një rritje edhe më të madhe të BPV-së - për të gjetur masa të tilla që do t'u lejojnë investitorëve të punojnë, të fitojnë dhe të punësojnë. Vetëm në këtë mënyrë do të arrijmë në një pikë ku mund të flasim për një suficit në Buxhet dhe tani ekziston një bazë e shkëlqyer për këtë sepse politikat e deritashme kanë dhënë rezultate të jashtëzakonshme. Flasim për një rritje prej 3.5 për qind, dhe ndoshta edhe më shumë", theksoi Penkov.

Mbledhja e Komisionit do të vazhdojë të hënën në orën 12:00.
Foto: printskrin