Debat shkencoro-ekspert për Propozim ligjin për Akademinë për gjyqtarë dhe prokurorë publikë
- Shoqata për të drejtë penale dhe kriminologji e Maqedonisë dhe Qendra për hulumtime strategjike pranë Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë sot organizojnë debat shkencoro-ekspert për Propozimin e Ligjit për Akademinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve publikë.
Shkup, 5 shkurt 2026 (MIA) - Shoqata për të drejtë penale dhe kriminologji e Maqedonisë dhe Qendra për hulumtime strategjike pranë Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë sot organizojnë debat shkencoro-ekspert për Propozimin e Ligjit për Akademinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve publikë.
Propozim Ligji është publikuar në Regjistrin e vetëm elektronik kombëtar më 2 janar të vitit 2026. Teksti i propozim ligjit është i qasshëm në këtë faqe: (https://ener.gov.mk/Default.aspx?item=pub_regulation&subitem=view_reg_detail&itemid=114839).
Nga Shoqata për të drejtë penale dhe kriminologji e Maqedonisë informojnë se bëhet fjalë për një ligj veçanërisht të rëndësishëm. Propozim ndryshimet në Ligjin aktual për Akademinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve publikë ndjekin rekomandimet për ndryshime legjislative, të dhëna nga Misioni i vlerësimit të BE-së, si dhe analizën e kryer në vitin 2025 në kuadër të projektit Mbështetje e BE-së për sundimin e ligjit. Ligji i ri i propozuar duhet të eliminojë dobësitë në Ligjin ekzistues për Akademinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve publikë.
Në debatin pritet të marrin pjesë përfaqësues të shquar të komunitetit akademik, institucioneve gjyqësore dhe opinionit profesional. Siç njoftuan organizatorët, në debatin shkencor-ekspert do të flasin akademiku Vllado Kambovski nga Qendra për kërkime strategjike në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, Irina Trajkoska Strezoski, drejtoresha e Akademisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve publikë, Kalina Cakova, përfaqësuese e mbështetjes së BE-së për sundimin e ligjit, Boro Ilkoski, përfaqësues i mbështetjes së BE-së për sundimin e ligjit dhe përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, Këshilli Gjyqësor, Këshilli i Prokurorëve Publikë, Shoqata e Gjyqtarëve, Shoqata e Prokurorëve Publikë dhe sektori joqeveritar.
Pritet që nga debati shkencor-ekspert të dalin konkludime që do t'i dorëzohen Ministrisë së Drejtësisë me qëllim përmirësimin e tekstit të Propozim-ligjit. bsh/
Foto: MIA arkiv