• петок, 22 мај 2026

De Zerbi: Meqë të gjithë dëshirojnë që Totenhemi të dështojë, ky është motivim i madh për mua

De Zerbi: Meqë të gjithë dëshirojnë që Totenhemi të dështojë, ky është motivim i madh për mua

Londër, 19 maj 2026(MIA) - Trajneri i Totenhemit, Roberto De Zerbi, foli për motivimin e vet para përfundimit të sezonit 2025/26.

Totenhemi dje ishte mysafir tek Çellsi në tentim për të marrë së paku një pikë me çka do të siguronte ekzistencë në Premier ligë.

"Duhet të gjejmë motivim në kushte të këtij presioni. Nëse të gjithë dëshirojnë që Totenhemi të bie nga kategoria, ky është një motivim i lartë për jua, dhe shpresoj, përlojtarët e mij. Duhet të pranojmë se fuitbolli është i shkëlqyeshëm për shkak të rivalitetit. Është bukur të mendohet fitorja në terren mysafir. Ky është motivim, kjop është sfidë. Nëse sfida është më e rëndë, më mirë të gjejmë një motivim të ri dhe të fokusohemi në atë që të mbahemi së bashku prej fillimit deri në fund. Nuk mund të fillojmë ndeshje duke menduar për rezultat baraz. Duhet ta fillojmë ndeshjen, të përgatitemi për dneshjen, ndërsa në takim folëm për fitore në ndeshje. Secili dëshiron të mbetet në ligë, secili dëshiron ta arrijë këtë qëllim, dhe vetëm atëherë mund të flasim për gjithçka tjetër", tha menaxheri italian në konferencë për shtyp.

Totenhemi është në vendin e 17-të në Premier ligën angleze (38 pikë pas 36 ndeshjeve). Ata janëd y pikë para Uest Hemit, i cili është në zonën për largim dhe luajti 37 ndeshje.

Në xhiron e fundit Totenhemi do të përballet me Evertonin. ab/

Fotо: ЕPА

Остани поврзан