De Kersmaker për komentin e Vensit: BE-ja jashtëzakonisht e përkushtuar ndaj lirisë së të shprehurit
- Liria e fjalës është absolutisht vlerë kyçe e Bashkimit Evropian dhe ajo është në thelbin e tërë procesit evropian të integrimit dhe ndërtimit dhe të tërë asaj për çka angazhohemi, deklaroi sot zëvendësi i zëdhënësit kryesor të KE-së, Stefan de Kersmaker, i pyetur për koment të Komisionit evropian për deklaratën e nënpresidentit amerikan, Xhe-Di vens se "eurokomisarët po e shuajnë lirinë e të shprehurit".

Bruksel, 17 shkurt 2025 (MIA) - Liria e fjalës është absolutisht vlerë kyçe e Bashkimit Evropian dhe ajo është në thelbin e tërë procesit evropian të integrimit dhe ndërtimit dhe të tërë asaj për çka angazhohemi, deklaroi sot zëvendësi i zëdhënësit kryesor të KE-së, Stefan de Kersmaker, i pyetur për koment të Komisionit evropian për deklaratën e nënpresidentit amerikan, Xhe-Di vens se "eurokomisarët po e shuajnë lirinë e të shprehurit".
"Liria e të shprehurit është diçka ndaj të cilës jemi maksimalisht të përkushtuar", shtoi De Kersmaker.
Në përgjigje të pyetjes së njejtë, zëdhënësi i KE-së për sovranitet teknologjik, mbrojtje, Gjithësi dhe hulumtim, Toma Renie tha se Ligji për shërbime digjitale që është miratuar me propozim të Komisionit evropian nuk e kufizon lirinë e të shprehurit, por vetëm vendosë sistem sipas të cilit shfrytëzuesit mund të reagojnë nëse vërejnë përmbajtje ilegale të një platforme të caktuar onlajn dhe ajo duhet ta kontrollojë dhe ta mënjanojë.
"Kërkuam nga platformat të ndërmarrin masa adekuate në mënyrë që të sigurohemi se ky lloj i përmbajtjeve, së paku nuk do të përforcohen dhe të shfaqen masivisht", tha Renie.
Ai potencoi se sot gjithnjë emë[ shpesh fushatat politike zhvillohen edhe përmes mediumeve sociale, me çka këto platforma kanë fuqi shumë më të madhe se sa që patën në të kaluarën.
"Prandaj sot është kyçe që këto platforma të kenë sisteme adekuate që do të sigurojnë se informatat që unë dhe ju i shohim tek ta janë pa pagesë, tëd rejta dhe transparente dhe se nuk jemi të ekspozuar ndah ndonjë narrative specifike", shtoi Renie.
Mu prandaj, qëllimi i Ligjit për shërbime digjitale, sipas tij, është ta garantojë atë, me qëllim që zgjedhjet të jenë të lira dhe tëd rejta, pavarësisht nëse janë nacionale apo në nivel evropian.
Lidhur me komentin e Vensit se zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar në Rumani ishin anuluar në bazë të dyshimeve të pasigurta dhe nën presion të fuqishëm nga partnerët kontinental", Renie tha se anulimi ishte vendim i autoriteteve rumune në bazë të njohurive të tyre për tentime për përzierje dhe pas shpalljes së dokumenteve të deklasifikuara.
"Zgjehdjet janë çështje e autoriteteve nacionale. Në këtë rast jnaë çështje e autoriteteve rumune dhe kjo çdoherë do të mbetet ashtu", shtoi Renie. ab/
Foto: Skrinshot