• петок, 05 декември 2025

Dalja më e madhe në rajonin e Tetovës në komunën e Bërvenicës

Dalja më e madhe në rajonin e Tetovës në komunën e Bërvenicës

Tetovë, 2 nëntor 2025 (MIA) - Në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale për kryetarë të komunave në rajonin e Tetovës, votohet në komunat Bërvenicë, Bogovinë dhe Tetovë.

Deri në orën 15:00 në Komunën e Bërvenicës, nga 16.150 qytetarë, kanë votuar 6.592 qytetarë ose 40,83 për qind e numrit të përgjithshëm të votuesve. Në Komunën e Tetovës dalja është 31,03 përqind ose 27.243 votues nga 87.878 votues. Dalja më e ulët ishte në Komunën e Bogovinës, ku deri në orën 15:00 nga gjithsej 29.088 qytetarë me të drejtë vote, kanë votuar 26,49 për qind ose 7.699 qytetarë. ls/

Foto: MIA

 

Остани поврзан