Dështoi tenderi për gërmimin e qymyrit dhe mbetjeve ndërshtresore në KME "Manastir", do të shpallet i ri
- – SHA EMV sot informoi se nuk është zgjedhur firmë për gërmimin e qymyrit dhe mbetjeve ndërshtresore në KME “Manastir”, pas thirrjes së publikuar në sistemin elektronik për furnizime publike më 13 dhjetor të vitit të kaluar.
Shkup, 14 janar 2025 (MIA) – SHA EMV sot informoi se nuk është zgjedhur firmë për gërmimin e qymyrit dhe mbetjeve ndërshtresore në KME “Manastir”, pas thirrjes së publikuar në sistemin elektronik për furnizime publike më 13 dhjetor të vitit të kaluar.
“Sipas vlerësimit të përfunduar, Komisioni për Furnizime Publike në kuadër të SHA EMV konstatoi se sipas të dhënave për aftësinë teknike dhe profesionale që përmban ofertat e dorëzuara, asnjë nga kompanitë e aplikuara nuk i plotësoi plotësisht kushtet e kërkuara të thirrjes. Është konstatuar se kriteret e përcaktuara në seksionin e referencave, të cilat i referoheshin përmbushjes së të paktën një shërbimi për gërmimin e minimum 500.000 tonë qymyr në tre vitet e fundit dhe shërbimet e kryera për gërmimin e masave tokësore ose shkëmbore apo xeherore në sasi minimale prej 3 milionë metër kub – kumulativisht gjatë tre viteve të fundit, kanë kufizuar në mënyrë drastike konkurrencën”, thuhet në kumtesë.
SHA EMV paralajmëron se gjatë kësaj jave do të shpallë thirrje të re në përputhje me Ligjin për furnizime publike dhe në pjesën e aftësisë teknike – profesionale do të kryejnë lehtësime të caktuara me të cilat, siç bëhet e ditur, do të mundësohej konkurrencë më e madhe, gjegjësisht numër më i madh i operatorëve potencialë ekonomikë të dorëzojnë oferta për lëndën konkrete të furnizimit.
“Në thirrjen e sapo shpallur, në kurriz të kritereve të relaksuara për referencat e gërmimit, do të kërkohen pajisje teknike më të mëdha nga kompanitë për të rritur cilësinë dhe shtrirjen e shërbimit, si në fushën e gërmimit të qymyrit ashtu edhe në atë zonë të gërmimit të mbeturinave, trajtimi i së cilës është i një rëndësie të jashtëzakonshme për qëndrueshmërinë dhe funksionalitetin gjeomekanik të minierës. Zgjatja e zgjedhjes së operatorit ekonomik përmes procedurës së rregullt në asnjë mënyrë nuk do të ndikojë në termat dhe vlerën e kontratës me operatorin ekonomik të angazhuar përkohësisht për nxjerrjen e qymyrit dhe mbetjeve të mbeturinave dhe as SHA EMV nuk do të ketë nevojë të zhvillojë një procedurë të re me negocim. Thirrja e re sërish do të ketë afat për dorëzimin e ofertave prej 20 ditësh, kështu që e gjithë procedura për zgjedhjen e operatorit ekonomik të kontraktuar pritet të përfundojë para se të shterohet vlera e kontratës për angazhim të përkohshëm”, thuhet në kumtesën e SHA EMV. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s