CNN: Tun është zgjedhur trashëgimtar i Mekonel si lider i Senatit amerikan
- Senatori republikan Xhon Tun nga Dakota e Jugut ka fituar garën për lidership të Senatit, duke mposhtur senatorin e Teksasit, Xhon Kornin në rrethin e dytë, kanë konfirmuar tre burime, njofton CNN. Numri i përgjithshëm i votave ishte 29 me 24.
Uashington, 13 nëntor 2024 (MIA) - Senatori republikan Xhon Tun nga Dakota e Jugut ka fituar garën për lidership të Senatit, duke mposhtur senatorin e Teksasit, Xhon Kornin në rrethin e dytë, kanë konfirmuar tre burime, njofton CNN.
Numri i përgjithshëm i votave ishte 29 me 24.
Tun do të zëvendësojë senatorin, Miç Mekonel si lider i republikanëve të Senatit. Mekonel është udhëheqësi i partisë më jetëgjatë në historinë e Senatit.
Me zgjedhjen e Tun - i cili aktualisht shërben si koordinator i grupit parlamentar, lideri republikan i rangut të dytë në Senat - republikanët zgjodhën një lider me lidhje me krahun tradicional të partisë në vend të senatorit nga Florida, Rik Skot, i cili është mbështetur kohët e fundit nga disa aleatë të shquar të Donald Tramp, duke përfshirë Elon Mask, Vivek Ramasvami dhe Taker Karlson. mb/
Foto. EPA