Cloudflare "bie", shumë faqe interneti jashtë funksionit për shkak të problemeve teknike
- Делови од глобалната Интернет мрежа денеска не работат или работат со чести прекини поради технички проблем во Cloudflare.
San Francisko, 18 nëntor 2025 (MIA) - Një pjesë e rrjetit global e internetit sot nuk funksionojnë ose punojnë me ndërprerje të shpeshta për shkak të një problemi teknik në Cloudflare.
Vizitorët e ueb faqeve të internetit raportojnë gabimin që tregon se problemet në Cloudflare bëjnë që faqja e internetit të mos mund të hapet.
Cloudfare është kompani kyçe e infrastrukturës së internetit që ofron shërbime si rrjet për shpërndarjen e përmabjtjes (CDN), mbrojtje nga sulmet DDoS dhe përmirësim të sigurisë dhe performancës së ueb faqeve. Përmes rrjetit të saj të gjerë global, ajo mundëson ngarkim të shpejtë të përmbajtjeve dhe i mbron përdoruesit dhe kompanitë nga kërcënime të ndryshme onlajn. Me pak fjalë, Cloudflare vepron si mburojë dhe përshpejtues midis përdoruesit dhe serverit të ueb faqes.
Kompania njoftoi se është në dijeni për problemin dhe se po e heton problemin që potencialisht ndikon te disa klientë.
"Detaje shtesë do të sigurohen sapo të jenë të disponueshme më shumë informacione", njoftoi Cloudflare. qa/