Cilat vende në Evropë paguajnë më së shumti për ilaçe dhe pse Evropa shpenzon më pak se SHBA-ja?!
- Evropianët paguajnë çmime të ndryshme për ilaçet në varësi nga ajo se në cilin vend jetojnë më saktë, por shpenzojnë dukshëm më pak se amerikanët.
15 maj 2025
Evropianët paguajnë çmime të ndryshme për ilaçet në varësi nga ajo se në cilin vend jetojnë më saktë, por shpenzojnë dukshëm më pak se amerikanët.
Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp të hënën kritikoi Bashkimin Evropian kur ky i fundit publikoi planet për të ulur shpenzimet e ilaçeve për amerikanët.
"Do të paguajmë aq sa Evropa", u tha Trampi gazetarëve duke shtuar se vendet e BE-së janë "të rënda", "brutale" dhe "të këqija" në negociatat me kompanitë farmaceutike.
Çmimet e ilaçeve në SHBA janë ndër më të lartat në botë. SHBA-ja në vitin 2022 shpenzoi 617.2 miliardë dollarë (542.7 miliardë euro), përderisa 24 vende evropiane së bashku shpenzuan 233.5 miliardë dollarë (205.3 miliardë euro), sipas një analize nga RAND Corporation.
Çmimet janë më të larta në SHBA pasi që kompanitë farmaceutike argumentojnë se duhet të kompensojnë shpenzimet e zhvillimit të ilaçeve të reja - ndërsa vendet evropiane negociojnë për të ulur çmimet, qeveria amerikane kryesisht nuk e bën këtë. Shumica e vendeve evropiane marrin parasysh edhe çmimet e të njëjtave ilaçe në vendet e tjera kur vendosin se sa janë të gatshëm të paguajnë, theksohet në raportin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).
Megjithatë, evropianët paguajnë çmime të ndryshme për ilaçet në varësi nga vendi ku jetojnë. Zvicra, për shembull, shpenzon mesatarisht 525 euro për person në vit për ilaçe, përderisa Kroacia shpenzon 262 euro. Kjo ndodh pjesërisht sepse negociatat me kompanitë farmaceutike janë të besueshme, që sipas kritikave mund në mënyrë shtesë të rrisin çmimet e barnave që janë tashmë të shtrenjta.
Më së shumti për ilaçe shpenzon Gjermania dhe atë 627 euro për person, ndërsa vijon Malta me 571 euro. Në vendin e tretë është Zvicra.
"Në thelb nuk ka transparencë", tha Husein Naci, profesor i politikave shëndetësore në shkollën e Ekonomisë në Londër, për Euroneës Health.
Vendet gjithashtu kanë prioritete të ndryshme kur negociojnë për çmimet. Në Angli dhe Suedi kriterium kyç është i leverdishëm, thotë Naci, përderisa Gjermania merr parasysh se sa shumë një terapi e re mund t'i ndihmojë pacientët krahasuar me opsionet ekzistuese.
Çmimet e ilaçeve janë rritur
Është e rëndësishme të përmendet se çmimet e ilaçeve në vendet evropiane janë rritur vitet e fundit. Në Gjermani, për shembull, shpenzimet e ilaçeve u rritën me 11,5 për qind në spitale dhe 2,6 për qind në farmacitë me pakicë midis viteve 2012 dhe 2022.
Gjithashtu, ekzistojnë dallime në të gjithë Evropën kur bëhet fjalë për atë se kush paguan në të vërtetë për ilaçet - shpenzimet mbulohen kryesisht nga sistemet publike të kujdesit shëndetësor, por një pjesë paguhet nga xhepi ose përmes sigurimit shëndetësor në mënyrë shtesë.
Në vendet Baltike, për shembull, pacientët mund të paguajnë çmime të ndryshme për të njëjtin ilaç në varësi të sëmundjes që kanë, thuhet në raportin e OBSH-së.
Vendet e tjera, si Estonia, Polonia dhe Franca, kanë tarifa për recetat ose pagesa të tjera fikse.