• сабота, 22 февруари 2025

“Bum” të proceseve gjyqësore në SPAK kundër ministrave, zëvendësve dhe funksionarëve, rreth 900 emra me dosje në prokurori

“Bum” të proceseve gjyqësore në SPAK kundër ministrave, zëvendësve dhe funksionarëve, rreth 900 emra me dosje në prokurori

Tiranë, 17 shkurt 2025 (MIA) - Sipas të dhënave zyrtare të Prokurorisë së posaçme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, SPAK, nga krijimi i saj deri në fund të vitit 2024, ka pasur rreth 900 akuza për krime në fushën e korrupsionit ndaj ministrave, deputetëve dhe funksionarëve të tjerë shtetërorë.

"Prej vitit 2019, kur filloi me punë, ky organ është parë si një mjet kryesor në luftën kundër korrupsionit, me çka duke nxitur edhe ata që e sulmuan dhe e anatemuan atë të shkojnë përpara dhe të ngrenë padi. Sipas statistikave të prokurorisë numri i saktë i akuzave është 892 kryesisht për shpërdorim detyre, shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tenderë, korrupsion pasiv dhe aktiv të personave të cilët kryejnë funksione publike; fshehja e pasurisë, korrupsion pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve", publikojnë mediat.

Prokuroria kumtoi dhe se vetëm në periudhën nga 1 mars deri më 30 nëntor të vitit të kaluar, nën hetim janë 146 persona për krime të lidhura me korrupsionin. Prej tyre, 14 janë funksionarë të lartë.

Deri më tani janë disa emra të funksionarëve të lartë që janë vënë para drejtësisë. Për ish kryeministrin dhe ish presidentin e shtetit Sali Berisha tashmë ka një procedurë gjyqësore, ish shefi i shtetit Ilir Meta është në paraburgim, ndërsa është arrestuar së fundmi kryetari i komunës së Tiranës, Erion Veliaj i cili gjithashtu ndodhet në paraburgim.

"Mund të themi se këta janë tre emrat e funksionarëve më të lartë, përveç shumicës së kryetarëve të komunave tashmë të dënuar. Por, sipas të gjitha gjasave nuk do të jenë të vetmit. Sipas SPAK-ut, padi ka dhe për shumë emra të tjerë dhe së shpejti pritet që të ndërmerren masa ndaj tyre", konstatojnë mediat. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

Остани поврзан