Bukë tradicionale italiane - Fokaça (Focaccia)
Fokaçja është bukë tradicionale italiane me një brendësi të butë dhe të fryrë dhe kore krokante, e pasuruar me vaj ulliri dhe shtesa të ndryshme. Ky variant me ullinj, domate shery dhe bimë aromatike është përzierja perfekte e shijeve mesdhetare, ideale si pjatë dytësore ose si shujtë e lehtë.
Përbërësit:
500 gram miell
300 ml ujë i vakët
7 gram maja e thatë (ose 20 g maja e freskët)
1 lugë sheqer
1 lugë kripë
4–5 lugë vaj ulliri
100 gram ullinj (të zinj ose të gjelbër, pa bërthamë)
150 gram domate sheryy
1 lugë rozmarinë e tharë ose e freskët
1 lugë trumzë
Kripë deti sipas shijes
Përgatitja:
Në një enë të vogël, përzieni ujin e vakët me majanë dhe sheqerin, më pas lëreni të qëndrojë për rreth 10 minuta derisa të aktivizohet. Në enë më të madhe, vendosni miellin dhe kripën, pastaj shtoni përzierjen e majasë së aktivizuar dhe 2 lugë gjelle vaj ulliri.Krijoni brumë të butë dhe elastik. Mbulojeni brumin me pecetë dhe lëreni të fryhet në një vend të ngrohtë për rreth 1 orë, ose derisa të dyfishohet në vëllim. Transferojeni brumin në tepsi të lyer me yndyrë dhe përdorni duart për ta shtrirë në formë drejtkëndëshe. Lëreni të pushojë për 20-30 minuta të tjera. Bëni gropëza në sipërfaqen e brumit me gishta, pastaj renditni ullinjtë dhe domatet shery të prera përgjysmë. Spërkateni me rozmarinë, trumzë dhe kripë deti, pastaj hidhni sipër vajin e mbetur të ullirit. Piqeni në furrë të parangrohur në 200°C për rreth 20-25 minuta, derisa të marrë ngjyrë të artë.
Fokaçja shërbehet më së miri e ngrohtë, por është gjithashtu e shkëlqyer edhe të nesërmen.
Foto: Freepik