Britania e Madhe e intensifikon mbështetjen për Ukrainën
- Britania e Madhe duhet ta vendos Ukrainën në pozitën më të fortë të mundshme, tha sot kryeministri britanik Kir Starmer.

Bruksel, 12 shkurt 2025 (MIA) – Britania e Madhe duhet ta vendos Ukrainën në pozitën më të fortë të mundshme, tha sot kryeministri britanik Kir Starmer.
Ai shtoi se mbështetja e qeverisë britanike për Ukrainën është "po aq e rëndësishme sa ishte në fillim të konfliktit".
Ministri britanik i Mbrojtjes Xhon Hili në takimin e sotëm të Grupit të kontaktit për çështje të mbrojtjes paralajmëroi një pako të re ndihme për Ukrainën në vlerë prej 150 milionë paund. Ndihma përbëhet nga dronë, tanke dhe sisteme të mbrojtjes ajrore, si pjesë e angazhimit vjetor të Londrës.
Ai vuri në dukje se "2025 është një vit kritik për luftën në Ukrainë".
"Ukrainasit vazhdojnë të luftojnë me guxim të jashtëzakonshëm, si ushtarak ashtu edhe civil, dhe guximi i tyre, i kombinuar me mbështetjen tonë, ka rezultuar të jetë një kombinim fatal", theksoi Hili.
Ai bëri thirrje për rritjen e ndihmës për Ukrainën, sepse "ndonëse Rusia është e dobësuar, ajo mbetet edhe më tej e rrezikshme".
Hili theksoi se Britania e Madhe ka dërguar 500,000 copë municione, me vlerë mbi një miliard paund, që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës dhe është planifikuar të dorëzojë më shumë se 10,000 dronë brenda një viti. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s