Britania e Madhe e emëroi diplomaten Karen Pirsin të dërguar speciale për Ballkanin Perëndimor
- Britania e Madhe ka emëruar diplomaten Karen Pirsin të dërguar speciale të Britanisë për Ballkanin Perëndimor, është bërë e ditur sot në faqen e internetit të qeverisë britanike.

Londër, 7 shkurt 2025 (MIA) - Britania e Madhe ka emëruar diplomaten Karen Pirsin të dërguar speciale të Britanisë për Ballkanin Perëndimor, është bërë e ditur sot në faqen e internetit të qeverisë britanike.
Pirsi do të zëvendësojë Stjuart Piçin në atë pozicion, ndërsa do të marrë detyrën në pranverë. Theksohet se Pirsi është një nga diplomatët britanikë më me përvojë përgjegjës për avancimin e objektivave strategjike të Mbretërisë së Bashkuar në të gjithë rajonin, duke përfshirë përgatitjet për samit me liderë nga Ballkani Perëndimor dhe liderë të tjerë evropianë, i njohur si Procesi i Berlinit, të cilin Britania e Madhe do ta presë këtë vjeshtë.
"Samiti do të nxisë bashkëpunimin me partnerët e Ballkanit Perëndimor për ballafaqim me migrimin e parregullt përgjatë rrugëve kryesore të tranzitit", thuhet në kumtesë.
Para se të bëhej ambasadore britanike në SHBA, Kaen Pirsi ishte përfaqësuesja e përhershme e Britanisë së Madhe në Kombet e Bashkuara në Nju-Jork.
Ministri britanik e Punëve të Jashtme Dejvid Lemi tha se Ballkani Perëndimor ka një rëndësi të gjatë për Britaninë e Madhe dhe se ai rajon është me rëndësi thelbësore për luftën kundër migracionit të paligjshëm dhe trafikimit të qenieve njerëzore.
Foto: Arkivi i MIA-s