• сабота, 22 февруари 2025

Britania e Madhe do të ndajë 66 milionë euro shtesë për Ukrainën

Britania e Madhe do të ndajë 66 milionë euro shtesë për Ukrainën

Kiev, 5 shkurt 2025 (MIA) - Britania e Madhe do t'i ndajë Ukrainës 66 milionë euro shtesë që synojnë përmirësimin e qëndrueshmërisë dhe zhvillimit të të dy vendeve si dhe forcimin e bashkëpunimit. Ky vendim është konfirmuar në ueb faqen zyrtare të qeverisë britanike.

Ministri i Punëve të Jashtme të Britanisë, Dejvid Lemi i cili aktualisht ndodhet në Kiev, tha se gjatë vizitës së tij në Ukrainë do të bisedojë me presidentin Volodimir Zelenski, kryeministrin Denis Shmihal dhe zyrtarë të tjerë për të konfirmuar mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar.

Mbështetja britanike përfshin dhe ndihmën për dërgimin e grurit dhe produkteve të tjera ushqimore me vlerë tre milionë euro nga Ukraina në Siri, si dhe ndihmë financiare për projekte inovative energjetike, në total prej 20 milionë euro, që synojnë rinovimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të sistemit energjetik të Ukrainës.

Gjithashtu, Mbretëria e Bashkuar ka filluar një program të ri të rimëkëmbjes ekonomike për Ukrainën i cili do të ndajë 12 milionë euro shtesë për të mbështetur ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, si dhe 30 milionë euro të tjera për të forcuar sistemet dhe shërbimet sociale të Ukrainës. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан