• петок, 21 февруари 2025

Bozhinovska në takim me përfaqësues të Bankës Botërore, në fokus mundësitë për bashkëpunim në sferën e efikasitetit energjetik

Bozhinovska në takim me përfaqësues të Bankës Botërore, në fokus mundësitë për bashkëpunim në sferën e efikasitetit energjetik

Shkup, 7 shkurt 2025 (MIA) – Ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, mbajti takim pune me përfaqësues të Bankës Botërore, me qëllim të shqyrtimit të mundësive për financim dhe bashkëpunim në sferën e efikasitetit energjetik. 

Në takim, siç bëri të ditur Ministria, është diskutuar për fondet potenciale nga Banka Botërore, të cilat do të ishin të dedikuara për mbështetje të reformave energjetike, kalimin drejt burimeve të rinovueshme energjetike në vend. 

“Në takim u diskutua për mundësitë për përmirësimin e procesit të krijimit të Fondit për Efikasitet Energjetik, si dhe funksionalizimin e tij në një kohë sa më të shkurtër. Banka Botërore prezantoi përvojat nga vendet e rajonit. Fondi do të luajë rol kyç në financimin dhe zbatimin e projekteve të efikasitetit energjetik, duke kontribuar në reduktimin e konsumit të energjisë dhe mbrojtjen e mjedisit. Diskutimi u fokusua edhe në pjesën e Projektit për efikasitet energjetik në sektorin publik (PSEEP) në komponentin 3, i cili synon të mbështesë këtë aktivitet në Maqedoni”, bëhet e ditur në kumtesë.

Në takim ishin diskutuar mundësitë për bashkëpunim në sferën e energjetikës ku Banka Botërore mundet dukshëm të kontribuojë për përmirësim të të gjithë procesit. 

“Ministria mbetet e përkushtuar në zbatimin e reformave në energjetikë dhe në atë drejtim vazhdojmë me bashkëpunim aktiv me BB me qëllim të gjetjes së zgjidhjes për përmirësimin e sektorit energjetik të RM-së”, shtohet në kumtesë. fc/

Fotografia: Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale

 

Остани поврзан