• петок, 21 февруари 2025

Bojkoti në Kroaci ka dhënë rezultate: "Konzum" paralajmëroi ulje të përhershme të çmimeve për 250 produkte

Bojkoti në Kroaci ka dhënë rezultate:

Zagreb, 30 janar 2025 (MIA) - Zinxhiri tregtar "Konzum" në Kroaci ka paralajmëruar ulje të çmimeve për 250 produkte vendore që nuk mbulohen me vendimin e qeverisë për kufizimin e çmimeve.

Ky vendim vjen në prag të bojkotit masiv të dyqaneve, të cilin për nesër e ka paralajmëruar platforma konsumatore “Alo, Inspektor”, sipas modelit të protestës së javës së kaluar të blerësve. Në të njëjtën kohë, qeveria kroate paralajmëroi zgjerimin e listës së produkteve me çmime të kufizuara në 70 artikuj.

"Konzum" thekson se bëhet fjalë për “produkte atraktive nga prodhuesit kroatë, të cilat gjenden rregullisht në shportat e blerjeve të shumicës së klientëve të tyre”.

Çmimet e ulura të këtyre produkteve mbeten të pandryshuara deri më 1 qershor 2025, me përjashtim të zbritjeve të mundshme shtesë.

Zbritja mesatare është rreth 10 për qind, ndërsa në disa artikuj tejkalon 30 për qind. "Konzum" deklaron se ka investuar një milion euro shtesë në këtë raund të ri të uljeve të çmimeve.

Çmimet e ulura vlejnë për produktet e qumështit dhe furrës, ushqimet e ngrira, produktet e mishit, produktet e konservuara, pijet, si dhe produktet e kujdesit personal dhe higjienës shtëpiake. ls/

Foto: EPA

 

 

Остани поврзан