Blumberg: Trampi dëshiron të arrijë paqe në Ukrainë deri në Pashkë
- - Administrata e presidentit amerikan Donald Tramp po përpiqet të arrijë një marrëveshje për armëpushim në Ukrainë deri në Pashkë, që është më 20 prill të këtij viti, njoftoi Blumberg, duke cituar burime të njohura me situatën.

Uashington, 17 shkurt 2025 (MIA) - Administrata e presidentit amerikan Donald Tramp po përpiqet të arrijë një marrëveshje për armëpushim në Ukrainë deri në Pashkë, që është më 20 prill të këtij viti, njoftoi Blumberg, duke cituar burime të njohura me situatën.
"Administrata Tramp u ka thënë përfaqësuesve evropianë se dëshiron të sigurojë armëpushim në Ukrainë deri në Pashkë", publikoi Blumberg, duke cituar përfaqësues zyrtarë.
Megjithatë, disa persona zyrtarë kanë shprehur dyshime për realizueshmërinë e këtij qëllimi, duke theksuar se ritmi i negociatave - të cilat duhen të fillojnë këtë javë në Arabinë Saudite me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të lartë amerikanë dhe rusë - është ambicioz dhe potencialisht jorealist.
"Ka shumë gjasa që një zgjidhje të mund të arrihet deri në fund të këtij viti", thuhet në raport, duke cituar një burim shtesë.
Në ndërkohë, Shtëpia e Bardhë nuk e ka komentuar këtë çështje.
Tramp nisi përpjekjet e tij për paqe javën e kaluar me një telefonatë me presidentin rus Vladimir Putin. Në mënyrë të një pas njëshme, përfaqsuesit evropianë ishin të befasuar kur sekretari i ri i Mbrojtjes amerikane deklaroi se vendet evropiane do të jenë përgjegjëse për sigurimin e garancive të sigurisë dhe forcave paqeruajtëse në Ukrainë pas arritjes së marrëveshjes. rq/
Foto: arkivi i MIA-s