• петок, 27 септември 2024

Bislimi: Beogradi po tenton të imponojë tema të papranueshme për Prishtinën

Bislimi: Beogradi po tenton të imponojë tema të papranueshme për Prishtinën

Bruksel, 17 shtator 2024 (MIA) - Kryenegociatori i Prishtinës në dialogun me Beogradin, Besnik Bislimi, deklaroi se takimi trilateral në kuadër të dialogut ms Beogradit dhe prishtinës sot nuk u mbajt në Bruksel, sepse, siç pohon, pala serbe e ka kushtëzuar agjendën e takimit me kërkesa të cilat janë të papranueshme për Prishtinën.

Bislimi nga Brukseli, pas takimit me përfaqësuesin e BE-së, Mirosllav lajçak, deklaroi se ftesa e lajçakut është shumë e qartë dhe se janë propozuar temat e takimit bilateral.

"Atëherë u tha se në takimin trilateral do të bisedohet për mënyrën në të cilën do të bisedohet më tej për marrëveshjen për normalizim, ndërsa mund të zgjidhen edhe tema të tjera nëse ka marëveshje mes dy palëve", tha Bislimi, transmetoi Koha.

Ai shtoi se Prishtina e ka konfirmuar pjesëmarrjen në takimin trilateral, por, siç pohoi, Beogradi "refuzoi të hyjë me atë agjendë dhe kërkoi të vendosen temat e tij të cilat janë për përdorim politik, për çka ne nuk u dakorduam".

Në Bruksel sot u mbajtën takime trilaterale të kryenegociatorëve të Prishtinës dhe Beogradit me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogin, Mirosllav Lajçak. ab/

 

Остани поврзан