• петок, 27 септември 2024

Izraeli siguron pako të ndihmës ushtarake amerikane prej 8.7 miliardë dollarësh

Izraeli siguron pako të ndihmës ushtarake amerikane prej 8.7 miliardë dollarësh

Tel Aviv, 26 shtator 2024 (MIA) - Ministria e Mbrojtjes së Izraelit kumtoi se ka siguruar një pako të ndihmës prej 8.7 miliardë dollarë nga SHBA-ja për të mbështetur përpjekjet e vazhdueshme ushtarake të vendit, duke përfshirë dhe përmirësimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore.

"Pakoja përfshin 3.5 miliardë dollarë për furnizimet thelbësore të kohës së luftës... dhe 5.2 miliardë dollarë për sistemet e mbrojtjes ajrore, duke përfshirë Kupolën e hekurt dhe sistemin e avancuar laserik",  theksohet në kumtesën e ministrisë. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан