• сабота, 22 февруари 2025

Berisha do të kërkojë nga administrata e Trampit ta heqë vendimin për "persona non grata" në SHBA

Berisha do të kërkojë nga administrata e Trampit ta heqë vendimin për

Tiranë, 5 shkurt 2025 (MIA) - Lideri i opozitës më të madhe shqiptare Partia Demokratike dhe ish kryeministër dhe shef i shtetit, Sali Berisha në konferencën për media tha se do të kërkojë nga administrata e re amerikane ta heqë vendimin me të cilin është shpallur për "persona non grata".

"Prita të plotësohet administrata dhe më pas do t'i kontaktoj. Është e njohur në përgjithësi që shpallja ime si persona non grata është një akt i Xhorxh Sorosit dhe se ish Sekretari i Shtetit Entoni Blinken e bëri këtë pa asnjë bazë ligjore në vendin e tij dhe pa asnjë dokument në dosje, por me lobim korruptiv nga Sorosi", tha ai.

Për shkak të "përzierjes në korrupsion të lartë", Berisha i padëshiruar në SHBA është shpallur në maj të vitit 2022, ndërsa në korrik të vitit të njejtë edhe në Britani të Madhe.

Duke paralajmëruar protestë masive antiqeveritare më 8 shkurt në orën 17, Berisha tha se ai do të jetë madhështor dhe se opozita nuk do të ndalet deri në fitoren e zgjedhjeve më 11 maj.

"Tani ka vetëm një fjalë: fitore! Dhe kjo fitore nuk ndalet. Nëse vëreni anën tjetër, është në autotretje. Çfarë mendoj unë? Përsërit mashtrimet e veta, mbulon krimet e veta. Po të dëgjosh Edi Ramën, ai përsërit gënjeshtrat e tij çdo ditë. Ai mendon se shqiptarët kanë humbur kujtesën, se janë në amnezi të plotë dhe unë mund t'u them çfarë të dua. Diaspora nuk do ta dëgjojë emrin e tij. Dhjetëra takime të tyre me diasporën nuk arrijnë t'i bindin për gënjeshtrat e tyre", theksoi ai.

Edhe Berisha edhe Rama shprehin publikisht bindjet e tyre për fitoren e zgjedhjeve të 11-ta radhazi parlamentare, në të cilat për herë të parë të drejtën e votës ka edhe diaspora. Në tre ciklet e fundit zgjedhore, që nga viti 2013, kanë triumfuar socialistët e Ramës. sa/

Foto: FB i Berishës

Остани поврзан