• сабота, 22 февруари 2025

Berbok: Ukraina dhe Evropa duhet të përfshihen në bisedimet për paqe për Ukrainën

Berbok: Ukraina dhe Evropa duhet të përfshihen në bisedimet për paqe për Ukrainën

Berlin, 13 shkurt 2025 (MIA) - Ministrja gjermane e Punëve të Jashtme, Analena Berbok deklaroi sot se Ukraina dhe Evropa mund të përfshihen në bisedimet për paqe për Ukrainën, pasi që presidenti amerikan Donald Tramp dhe presidenti rus Vladimir Putin biseduan për zgjidhjen e konfliktit.

"Nuk mund të zhvillojmë bisedime pa përfshirjen e Ukrainës. Është në pikëpyetje paqja në Evropë, për këtë ne evropianët duhet të jemi të përfshirë", tha Berbok në intervistën për radio Dojçlandfunk.

Tramp dje ka biseduar përmes telefonit me Putinin dhe me presidentin e Ukrainës, Volodimir Zelenski për fillim urgjent të bisedimeve për t'i dhënë fund luftës. mb/

Foto: EPA

Остани поврзан